TEKSTESHQIP

Dopamin
CEO
Lyrics

Eja afër dhe mos ki frikë,
ta dish që ne jemi me ty,
zgjat dorën, mos nguro,
ne jemi një dhe unë jam dy.

A do të bëhesh dhe ti dikush,
asnjë tjetër s’mund të besosh,
mjafton me ne poho, “jam Zot”,
refrenin sot këndo.

Mos mendo se po bëjmë lojë,
kërkojmë njerëz të aftë njësoj,
nuk të ndalëm kot më kot,
ta dish që ti vlen për kët botë.

Nuhatja jo nuk na gënjen,
ti ende s’di, por je talent,
ti atëherë mos prit se s’pres,
pse lodhesh kaq kur gjen sukses!

Si mendon, a mendon?
Pse mendon, a dëgjon?

Dhelpra dhe luani,
mbreti dhe dinaku,
ne jam për ty!
Dhelpra dhe luani,
mbreti dhe dinaku,
ne jam për ty!

Po kërkoni t’më keni pranë,
tu besoj e tu ndjek më thatë,
do të jem dikush, do kem sukses,
më s’kam pse pres,

Po vij me ju dhe frikë nuk kam,
në fund dikush më sheh kush jam,
mjafton pohoni se kohë më s’ka,
me ju do shkoj më lartë.

Si mendon, a mendon?
Pse mendon, a dëgjon?

Dhelpra dhe luani,
mbreti dhe dinaku,
ne jam për ty!
Dhelpra dhe luani,
mbreti dhe dinaku,
ne jam për ty!