TEKSTESHQIP

Doza
Mami & Babi
Lyrics

Hë vlla çkemi mirë?...
E solle?...
hallall vlla rrofsh...
hajd se do flasim n'darkë
do flasim...
Mund të jet në facolet
ose në letër alumini
një 'dozë shum e vogël
si kokerr ulliri
Zakonisht cilësi e dobët
por me raste më i miri
lloj-lloj ngjyrash
edhe racash,
varet se ca pini...
Po ju ça pini?
ça po fshini
aty te pema e lagjes?
te baçja ça po mbillni?
Ku shkoni sa her dilni?
punë skeni, lekët i vidhni
nga portofoli i plakës
"Dozen" që të blini..
Këthehesh në shpi
në darkë, sherr me plakun
namin spat, thua "fuck that gjerisa hap sytë në krevat..
Je vetëm në dhom
djersa e ftohtë po pikon
dora xhepin po kërkon
të gjej atë që të qeteson..
Ulesh e sqaron
me kujdes e rregullon
dhe aty ku shkon ta bësh
hapet derra dhe dëgjon :
Hiii..O Berti!
Hë moj?
Djali po pi drogë!
ik o ma, nga dhoma
pse po me shqetëson?
Alarmohet e gjith shpia
dritat ndizen
vjen dhe plaku, pret dajaku
viji duart te stomaku..
O ba po sbëra gjë, ça ke?
do e paguaj unë
sa her që ti nerva ke? hë?
A mo maskara
prandaj punoj unë
gjer n'saba, që ti të blesh
vdekje me para..
Po se ke fajin ti, jo
fajin e ka jotëm që të la
të dilje me ata qelbësirat
që i quan shok
dhe u bëre si ata!

Reff !
Mami nuk e dinte
por djali diçka fshihnte
tek xhepi i pantallonave
prandaj vërdall po vinte
Donte që ta dinte
nga shpia kur do ikte
ta nxirte dhe ta pinte
se truri po i ikte!

Diten tjetër në mëngjes
mami nuk kishte gatuar
dhe isha i sigurt që
nuk kishte harruar..
Ata çohen që në 6
në punë për të shkuar
por sonte s'lan as lek
me qëllim për t'më dënuar..
Ja futa prap gjumit
7 mungesa n'llogari
se ku do shkoj ky muhabet
akoma se di...
S'më lën të dal
s'më lën të fle
s'më lën dhe as të pi
u bëra 18 dhe këta
mendojn se jam fëmi?
Kur ata
vin mbasdite në shpi,
kisha ngritur zërin "MAX"
po degjoja : Unë s'Pi
por nuk e di
pse pi me çunat që po pin tani!
Futen në dhomën time
sikur punonin të 2 në polici
më than :
Ça po dëgjon o bir?
Se na ke bërë rezil
lam nam në gjith lagjen
"kemi djalin drogaxhi"
kshu më tha edhe komshiu
që të kishte parë një her..
Me 2 shokë aty te lagja
e n'dor cigare edhe verë!
(as një herë)
Po mirë unë s'po kuptoj
ça të mungovi ça stë dhamë?
Kujt i ngjave kaq budall?
(o ba po prit!)
Hesht thash! se do të
ha të gjall, na ke vën tabel
në ball po tallen te gjith
vërdall..
Në vënd
që të mesosh
ti i vë trupit
tënd mall??
Ok , ok , do bëhet siç u tha
s'do e bëj më ba,
na dhe sa për dijeni
mua ktë një shok ma dha
As nuk do ta provoja të
lutem qetësohu ma pse po
bën kshu nuk ishte gjë..

Reff !!

Hahaha...
Pse kaq seroz? Qesh pak!
Nuk më intereson dhe
shum se ça pi ti vlla...
"Pifsh trut" siç thon
nuk është faj im!
ok?
Bav Records...
2013 plako..

Reff !!!

.

DËRGOI: