TEKSTESHQIP
Doza - Vitriol
Doza
Vitriol

Autor i tekstit është vetë këngëtari, ndërsa beat/instrumentale u krijua nga Trinium.
Teksti :: Song Lyrics
Fjalë mbas fjale po krijoj
Armatën time personale
E sundoj fjalorin shqip
Në mënyrë diktatoriale
Nëse thua ska hip-hop Shqipëria
E marr personale
Injoranca juaj në këtë aspekt
Është kriminale!

I kam provu të gjitha, intervista
Në kanale, bashkpunime, festivale
Nga epoka e CD-Ve tek epoka dixhitale
Kam bo këngë konceptuale
Këngë qefi por dhe këngë industriale
Kam marr risqe kolosale
Albume të punuar
Në mënyrë profesionale
Dhe pse pata ca pengesa
Me të drejtat autoriale
Nga gabimet marr mësime esenciale
Dështimet drejtë suksesit
Jan goditje integrale!

Konsistenca dhe këmbëngulja
Për mu janë fundamentale
Triumfet e mëdha
S'jane asnjëherë aksidentale
Këto vargje hajmali për mu
Kanë vlerë sentimentale
Unë i gdhënd
Mbi këto instrumentale!

Mos na boni filma ju lutem shumë!
Jena regjizora vet për këtë punë!
Tu lujt oratorin
Gjithmonë në tehun e thikës
Vargje vitriol tu i fut
Terrorin frikës!

Mos na boni filma ju lutem shumë!
Jena regjizora vet për këtë punë!
Tu lujt oratorin
Gjithmonë në tehun e thikës
Vargje vitriol tu i fut
Terrorin frikës!

Jam ende në rrugë
Si pastrues qyteti
Tu i zhduk këto "Skupidhje"
Që s'u mbyllet sqepi
Flasin për mu, sa m'bohet qefi
I mbyti smira, i mbyti mllefi
Unë nuk kam kohë me bo llogje kavaje
Jam shumë i zënë tu punu me detaje
Jan tu gatu me kripë himalaje
Ca din këta për mu është maj akullnaje
Nuk kam komplekse inferioriteti
Si këta të pagdhëndur
Që i mbyti sikleti
Kush është më i miri?
Kush është më i vjetri?
Këtij muhabeti prej kohësh
I ka ik lezeti!
Juve, ju ka ngel sahati
Biles ju ka ik dhe treni
Jeni shumë vonë!
E keni nga inati s'keni ça t'boni
Koha gjithçka e tregon!
Mu nuk ma ndjen jam i sigurum
S'merren me llafe, unë merrem me punë!
Para fitoj dhe kur fle gjumë ne s'jena njësoj
Të disiplinum!
Dhunë verbale ushtroj
Pa presje pa pik
S'përdor pistoletë as thikë
Kam tjetër taktik!
Ju asgjësoj në nivel atomik!
E quaj sulm: Vitriolik!
Njeri toksik dhe i pacipë!
Kështu thon këta që përgjigje nga unë nuk kanë prit!
Jam në vetëmbrojtje, ju vrasë
Dhe burg nuk boj asnjë ditë!
Mendoni kam frikë? Mos më testoni!
Do m'detyroni t'ju fik...
Pik!

Mos na boni filma ju lutem shumë!
Jena regjizora vet për këtë punë!
Tu lujt oratorin
Gjithmonë në tehun e thikës
Vargje vitriol tu i fut
Terrorin frikës!

Mos na boni filma ju lutem shumë!
Jena regjizora vet për këtë punë!
Tu lujt oratorin
Gjithmonë në tehun e thikës
Vargje vitriol tu i fut
Terrorin frikës!

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 1