TEKSTESHQIP

Dr.droga
Nje Porosi
Lyrics
(Feat. Agroni)



Ref:
Hej Kosov Jeto
Hej Kosov Ndrysho
Bashkoj durt n'liri
Krijo një drejtsi

Si shqipe me 2 krena kqyri posht prej nga shpati
shoh kit popull të hutuar e të mbushur me inati
ulurima... bërtima.. krisma pa nevoj
e nga nënat vetëm lutje që kta njerëz të pushojn
shum njerëz të maskuar që kurr nuk ndryshojn
asniher nuk pendohen për krimet qe i bojn
tash veten e shikoj por nuk e njoh as vetën
se nga frika që kta njerz dojn të ma marrin jetën
tash rri i vetmuar dhe për qudi mendoj
se nga erdh kjo egërsi at nuk mundem ta kuptoj
paramenoj drit në kit terr të pafund
kjo smundje që shkatrron qytet e katun
dominoj e vërteta kem në dor pavarsin
e fituam tash lirin por jo edhe drejtsin
dita ditës po jetoj prap vetes i besoj
e rrugën e vazhdoj që drejtsin ta mësoj yeah

Ref: (2x)
Hej Kosov Jeto
Hej Kosov Ndrysho
Bashkoj durt n'liri
Krijo një drejtsi

Na jetuam n'robëri 500 vite në qeli
500 vite pa liri ndër Turqi e ndër Serbi
gishtat jan të dobët kur i shohim nji nga nji
por nqoftse bahen grusht e formojn një fuqi
tash reni osht i joni që ne forcat ti bashkojm
se tash na erdh dita ku ne duhet të ndryshojn
pra durt ti bashkojm e ta harrojm xhelozin
të bashkohemi si vllazni se bashkimi ban fuqin
ta forcojm 1 zingjir me forcat që i kemi
të kaluarën ta harrojm durt e bashkume ti kemi
gabimet qe i kem ba ne cdo her na kujtohen
nqoftse me men veprojm gabimet përmirsohen
pra ta largojm at sëmundje një her e përgjithmon
që jetuam e vepruam si të huaj n'tokën ton
të bashkuar të jetojm ta gëzojm kët liri
e sot me kejt forcat të synojm një fillim t'ri

Ref:(3x)
Hej Kosov Jeto
Hej Kosov Ndrysho
Bashkoj durt n'liri
Krijo një drejtsi

yeah.. yea..
Doctor Droga...
Agroni...
2009....

DËRGOI: