TEKSTESHQIP
Dritan Nutaj - Gjeto Daka I Kastratit
Dritan Nutaj
Gjeto Daka I Kastratit

Autor i melodisë dhe orkestrues i këngës është Mario Marku, teksa kënga vjen me vargje nga Pal Qarraj. Ky material artistik u prezantua i ilustruar nga ana vizuale me anë të një klipi muzikor, të cilin e përgatiti Power Media, ndërsa për regjinë u kujdes Pal Qarraj. Video premiera është publikuar me datë 25 Korrik 2024.
Teksti :: Song Lyrics
N'at Kastrat n'at vend me namë,
Kishte falë Zoti një djalë.
Porsi rëja që shkrep shpatit
Gjeto Daka o i Kastratit.

Qysh i vogël kur pat kanë
Jeta shtir i ka pas marrë
Nuk u rrit atje n'kastrat
Femijrinë e kaloi larg.

Atje n'Kojë o ku kje rritë
Malli e digjte për çdo ditë
Për vukpalajt e Kastratit
Për liqë e shpellën e frashnit

Sapo u rrit e holli shtat
Mori rrugën për Kastrat
Mori rrugën për në Shpi
O me u ba bashkë me njerzt e tij.

Në mes vllaznëve t'një gjakut
Bashkë me burra n'ballë t'oxhakut.
Mori n'zemër historinë
Bash sa jetën me dashtë malsinë

N'ato vite n'këtë Malësi
Një ushtri ja kishte mbrri
Aty n'bajZë kishin fushimin
Sikur korbat asqert nxinin

Një ditë t'dielë o mas mjesditet
Sapo u kthyen njerzit prej kishet.
Me dy shokë dy trima t'rrallë
N'breg t'shpells frashnit o kanë dalë.

Gjeto Daka krejt asht çartë
Kur n'breg t'shpells ka pa ushtartë
Asnjë armë me veti s'pat
Veç një kmesë me bisht të gjatë

E ka sjellë kmesën n'hava
Tre Asqer për tokë kanë ra
Porsi Shqipe që çanë retë
Gjeto Daka po viket.

Ndal toger mos thirr ushtarë
Je n'kastrat nuk je n'vënd tan
Mblidh taborret hypi atit
Se t'del punë me djem t'kastratit.

Der si e morën vesh te tanë
Kta tre djem namë e kanë lanë
N'breg të shpellës si vetima
Gjeto Daka me dy trima.

Në ato Suka mbi Mokset
Trimi trimit po i thërret,
Bini shokë mbi bataliona
Se Malsia asht e jona.

Burgu trimin nuk ndali
As vendimi nga gjygjtari
I kput hekurat e gzon lirinë
S'lidhet Shqipja o me zinxhirë

Në atë kullë atje N'kastrat
Pashko Tomën krah e pat
Si traditë që kanë kto male
Besë e nderë kjo shpi e madhe

Sa herë t'vinë festa e Kastratit
Sa herë kanga t'jehojnë shpatit
N'tel T'lahuts e t'çiftelisë
Ka me u knua kanga e trimnisë

Kanga e tij gjithmonë do t'knohet
Brez pas brezit do t'kujtohet
Sikur Shqipe faqes t'shpatit
Gjeto Daka o i Kastratit.

VIDEOKLIPE

Komente 0