>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është bërë shumë i njohur me këngët e tij që ne i kërcejmë në ambientet tona festive. Shumëkush do ta konsideronte kompozitorin Edi Balili si një ndër figurat kryesore të muzikës së vërtetë shqiptare. Ai ka kompozuar rreth 500 këngë dhe numëron një numër shumë të madh produksionesh të realizuara në studiot e tij që shtrin aktivitetin në disa vende. Edi ka bashkëpunuar me emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Sot, është një nga producentet më të kërkuar të tregut muzikor shqipfolës dhe më gjerë. Hitet e tij këndohen jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në turqisht, greqisht, bullgarisht, rumanisht, maqedonisht, etj.

Më datë 20 Nëntor 2015, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Toka Amë", në bashkëpunim me Edi Balili. Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga Video Art.