TEKSTESHQIP

Edlira Spaho
Në Unitet
Lyrics

- Në kohën kur kam shkruar këtë këngë Zoti më mësoi se; ne mund të shkojmë tek Ai dhe kur jemi të thyer. Mund t’a adhurojmë me zërin tonë sado të dridhur, sepse është Ai që na bën të plotë, e na shëron përmes adhurimit. Lutem që kënga të vijë tek ju dhe të përcjellë në zemrën tuaj atë që Zoti ka dashur të sjellë përmes saj.

~Edlira

Malet i dëgjojmë
Detet që ushtojnë
Era që buçet

Të gjitha të këndojnë
Ngrihen t’adhurojnë
Lavdi ty o Mbret

Ngrije zërin lart
Krijimi adhuron
Atë që është në fron

Këngët e shpengimit
Ty do t’i kushtojmë
Ti je kënga jonë

Të përkasim ty Zot
Duart bashkuar ngrejmë
Kisha jote këndon sot
E gjitha në unitet

Nusja jote jemi
Premtimin tënd e kemi
Ti do t’vish për ne

Presim atë ditë
Veshur ti plotë dritë
Shpresa jonë ti je

Ngrije zërin lart
Krijimi adhuron
Atë që është në fron

Këngët e shpengimit
Ty do t’i kushtojmë
Ti je kënga jonë

Të përkasim ty Zot
Duart bashkuar ngrejmë
Kisha jote këndon sot
E gjitha në unitet