TEKSTESHQIP
Edlira Spaho - Lind Në Ne
Edlira Spaho
Lind Në Ne

Muzikën dhe tekstin u realizuan Edlira Spaho, Shpëtim Smolica & Aaron Smith, teksa këngën e orkestruan bashkarisht Aaron Smith & Shpëtim Smolica.
Teksti :: Song Lyrics
Strofa 1:
Çfarë është një këngë pa zë
Një histori e pa treguar
Melodi që tinguj s'ka
Pa askënd për ta dëgjuar

Strofa 2:
I shoh gjithë dritat ndezur janë
Si yjet lart kur Ti po vije
Në buzët e atyre që këngë nuk kanë
Nëse Ti vjen sa shpresë do t'sillje

Refreni:
Bukuritë i shkëmbejmë me shkëlqimin tënd
Ti lind në ne, n'djepin e zemrës sonë
A do të bëhesh për ne një këngë
Bashkë me ta të adhurojmë?
Ti lind në ne
N'djepin e zemrës sonë

Strofa 3:
Të uritur, në të ftohtë
Tek ata që festë nuk kanë
Aty ku shpresa duket e kotë
Lind Ti që shpresën mban

VIDEOKLIPE

Komente 0