Edna Kapurani Poezi
Edna Kapurani

Ti S'e Di

Ti s'e di pse më pëlqejnë..
mbrëmjet kur sjellin shi...
as kur fjollat e dëborës..
shtrihen heshturazi mbi çati!!!

As ëndrrat kur I shoh..
me sy hapur në oborr..
as kur qielli zbret ngadalë..
mbi flokët e mi si kurorë!!!

As kur zogjtë cicërojnë...
përmbi degët e një ulliri...
as kur sytë e mi ndriçojnë...
shumë më tepër se floriri!!!!

Gjithçka tashmë më pëlqen...
më beso,mos të vijë çudi..
sepse çdo ditë e më tepër..
të kujtojnë,ngjajnë me ty!

- Poezi nga Edna Kapurani


- U dërgua nga EdnaKapurani -


{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0