>
LETERSISHQIP

Stoli I Kujtimeve

Kjo natë e errët si grua në zi..
më bën të ndihem dhe më e vetmuar..
ke ditë që nuk shfaqesh përsëri..
tek stoli ynë I preferuar!!

Çdo ditë që mungon e shtoj dhe një vijë..
stoli I lënduar me sy po më ndjek..
dhemb papushim shpirti I tij..
si shpirti im që i tëri po djeg!!

Dhe heshtur të dy si mumje qëndrojmë..
ku ti gjejmë fjalët ti themi vallë?..
shihemi në sy dhe vetëm lotojmë..
si dy zemra të vdekura, në trupa të gjallë!!

Kurrë se kuptova pse u largove...
e pyeta memorjen mos dinte gjë..
qortova dhe zemrën si asnjëherë..
por përgjigje nuk mora asnjë.