>
LETERSISHQIP

Më Fal

Të mora mbrëmë në telefon...
një mē fal të kērkoja...
e di, ishte shumë vonë..
të përgjigjeshe uroja!!

Dhe zilja binte papushim..
I egër tingulli I vetmisë..
ishte veç një rrugë pa kthim..
ta ngrije, I lutesha Perëndisë!!

Nuk kaloi kohë e gjatë..
thellë një zë u dëgjua..
diçka ndjeva përbrenda..
shpirt e zemër u turbulluan!!

I lodhur zëri në anën tjetër..
kurse unë gjithë gjallëri..
mu kujtua koha e vjetër..
koha Kur ishim të dy fëmijë!!

Një "Më fal"-thashë papritur..
ra qetësi rreth e qark..
s'ndreqet hekuri I goditur..
sidomos kur është bërë hark!!

Dhe s'munda më ti mbaja lotët..
se nuk mjafton një "Kam faj"..
nuk kisha aq zjarr përbrenda..
sa të shkrija një akullnajë.