Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • teksteshqip.com

Ju lutemi qe perkthimi te jete sa me i sakte dhe pa perdorur Google Translate.

Faleminderit per kohen tuaj.

Elina Duni - "Mos Ki Frike"

Teksti origjinal i kenges

Mos ki frikë shpirt
ja po shkoj edhe unë,
larg teje nëpër natë.
E vetme
mes qenjve që ulërijnë
se hëna i ka marrë inat.

Më jep një puthje të fundit
dhe një drithërimë më tej.
Mbylle derën
dhe me lotët e tu
kyçe zemrën
dhe më mos më ndjej.

Ja po zhdukemi
unë dhe ëndrrat e mia
larg larg larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
Për ty do të mbetemi veç një
varg.

Mos ki frikë shpirt
se koha shëron
gjithçka
përveç budallenjve.
Sado e dhimbshme të duket sot
nesër asgjë
s’është më e pafundme.

Më jep një puthje
dhe vrapo larg meje
dhe vrapo e gjej nje mal.
Kafshoji buzët
e ngjitu sa më lart
dhe atje në majë
emrin tim fort piskat.

Dhe do shërohesh
nga unë dhe ëndrrat e mia
do na hedhësh larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
per ty do të mbetemi veç një
varg.
Titulli i perkthyer:


Gjuha Origjinale e Kenges (Kerkohet)

Gjuha e Perkthimit: (Kerkohet)


Teksti i perkthyer:


(Mund të lihet bosh)







teksteshqip.com © 2007 - 2019