Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
  • teksteshqip.com

Elina Duni - Mos Ki Frike

Teksti i këngës:

Mos ki frikë shpirt
ja po shkoj edhe unë,
larg teje nëpër natë.
E vetme
mes qenjve që ulërijnë
se hëna i ka marrë inat.

Më jep një puthje të fundit
dhe një drithërimë më tej.
Mbylle derën
dhe me lotët e tu
kyçe zemrën
dhe më mos më ndjej.

Ja po zhdukemi
unë dhe ëndrrat e mia
larg larg larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
Për ty do të mbetemi veç një
varg.

Mos ki frikë shpirt
se koha shëron
gjithçka
përveç budallenjve.
Sado e dhimbshme të duket sot
nesër asgjë
s’është më e pafundme.

Më jep një puthje
dhe vrapo larg meje
dhe vrapo e gjej nje mal.
Kafshoji buzët
e ngjitu sa më lart
dhe atje në majë
emrin tim fort piskat.

Dhe do shërohesh
nga unë dhe ëndrrat e mia
do na hedhësh larg.
Përtej reve, maleve dhe heshtjes
per ty do të mbetemi veç një
varg.

Kemi krijuar një rubrikë të re me Akorde Këngësh Shqip. Ju lutemi të na ndihmoni nëse mundeni me akordet e kësaj kënge. Faleminderit për kohën tuaj!


(Nëse Keni)


(Mund të lihet bosh)








teksteshqip.com © 2007 - 2019