Biografia
Eliza pa dyshim është një vajzë shumë e zonja gjë të cilën e ka dëshmuar ndër vite. Përveç që është e zgjuar dhe shumë puntore Eliza Hoxha gjithashtu është edhe një këngëtare shumë e dashur për publikun. Por nganjëherë gjërat nuk shkojnë edhe aq mirë siç duhet në çdo sferë të jetës. Si duket Eliza ende nuk e ka gjetur dashurinë e jetës së saj për të cilën ajo nuk duket se e ka për ngut. Beson që princi I saj do të vijë së shpejti dhe do të jetë dikush që vërtetë e meriton ta ketë pranë.Eliza Hoxha e lindur dhe e rritur në Mitrovicë, është arkitekte me profesion, e diplomuar në vitin 2002 në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Studimet e avansuara pasdiplomike i kreu në vitin 2006 në Univerzitetin Katolik të Luvenit, në Belgjikë, e fokusuar në fushën e planifikimit urban. Momentalisht është duke ndjekur studimet e doktorraturës në TU në Graz të Austrisë.
Që nga viti 2003, është e angazhuar në Katëdrën e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor pranë Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Univerzitetin e Prishtinës. Përgjatë viteve 2007-2009 ishte e angazhuar si ligjeruese në fushën e urbanizmit në Fakultetin e Arkitekturës, pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës në Maqedoni. Midis tjerash, Hoxha është aktive në proceset e planifikimit dhe zhvillimeve urbane në projekte të ndryshme praktike nëpër komunat e Kosovës. Ajo që e shquan viteve të fundit më së shumti janë shkrimet e saj mbi kulturën urbane të botuara nëpër gazetat ditore si: Express, Koha Ditore, Lajm, dhe Zëri, nën kornizën "DITARI URBAN". Së fundi ka botuar librin " Qyteti dhe dashuria" i cili vjen si përmbledhje e kolumneve të lartëpërmendura.
Njerëzit e botës së artit dhe kulturës e njohin edhe nga sfondi i projekteve të saja muzikore, por edhe atyre të artit alternativ dhe fotografisë. Vlen të theksohet projekti i saj multimedial për personat e pagjetur në Kosovë me titull " Për ata që s’janë" - ekspozitë personale në Galerinë e Arteve të Kosovës në prill të vitit 2007, dhe më pas në Gjirokastër- Shqipëri, gjegjësisht në vitin 2008. Gjithashtu, projekti multimedial me titull "bridging the tëo" i cili rrëfen Mitrovicën e pasluftës si pjesë e Biennales së Venecias në qershor 2009, (eventet kolaterale) etj. Projekti i saj i fundit multimedial i është kushtuar viktimave të mbijetuara të dhunës seksuale nga lufta e vitit 1999 në Kosovë - ekspozitë personale e mbajtur në Muzeun Kombëtar të Kosovës me 14 maj 2014, e titulluar "Heshtja e Kangës".
Është autore dhe moderatore e emisionit të vetëm në Kosovë mbi arkitekturën dhe kulturën urbane në përgjithësi "ÇELËSI" i cili transmetohet të dielave në RTV21.
Eliza, një figurë e gjithanshme nga Kosova, është e njohur si këngëtare dhe autore këngësh. Ajo është gjithashtu një arkitekte dhe angazhohet në shprehje të ndryshme artistike si fotografia dhe arti konceptual. Me dy albume muzikore dhe çmime të shumta festivalesh, ajo është e njohur për talentin e saj muzikor.
Përtej muzikës, Eliza është një aktiviste e respektuar, e njohur për kontributin e saj në fusha të ndryshme. Ajo ka marrë çmime për përpjekjet e saj sociale dhe mjedisore, ka botuar libra mbi zhvillimin e Prishtinës dhe ka përfaqësuar Kosovën në Bienalen e Arkitekturës së Venecias në vitin 2018. Përveç karrierës së saj të larmishme, Eliza ka shërbyer në qeveri, akademi dhe Kuvendin e Kosovës, ku ajo puna në drejtësi sociale i dha asaj çmimin "Joana e Kosovës" nga organizata Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve.