TEKSTESHQIP
Elsa Rraqi - Transparente
Elsa Rraqi
Transparente

Për kompozimin dhe për tekstin është përkujdesur vetë artistja, teksa audio vjen e kompletuar në studio nga Armend Xhaferi. Ky material i radhës është sjellë tashmë i realizuar me vlera artistike edhe me klip muzikor, për të cilin është përkujdesur Leart Rama. Spoti muzikor u publikua më 27 Qershor 2025.

Teksti :: Song Lyrics

Ma din zemrën,
transparente,
plot mistere,
lype, gjete.
Ma din shpirtin,
transparente,
zhytun thellë,
tu e kërku veten.

Kush jom unë,
nuk e din,
kce me mu,
aq sa mbrrin.

Librin çelë,
po gjuhën s'e njeh,
s'muj me t'tregu,
çka ki me ndje.
Ma din mendjen,
transparente,
përplot pytje,
pa përgjigje.

Kush jom unë,
nuk e din,
kce me mu,
aq sa mbrrin.

VIDEOKLIPE

Komente 0