>
LETERSISHQIP

Engjelli Im

Gjithë çfarë kam është jotja
zemrën po t'a le ndër duar
e vetmja pasuri që kam
skam xhevahirë s'jam ne ar mbuluar.

Nuk mund të të blej një ishull
as një kështjellë për shtëpi
po unë do të çoj në parajsën time
këtu në krahët e mi.

Sa shumë shikime kishe drejt teje
mbretër, lord aristokratë
dorën më afrove e ece drejt meje
me trupin e derdhur elegant.

Asgje nuk kam veç teje
veç endrrave te zjarrta, rininë
i joti me gjak e deje
engjelli im ne çdo stinë.

Nuk të premtoj as qiell as hënë
piramida e kopshte te varur
të jetoj dua, diku larg me ty
diku larg me flokë të zbardhur.

Edhe bota po te permbyset
dhe une dot s'ti them dy fjale
zemren po ta le nder duar
engjelli im i bardhe...

Më shumë nga Elvira Fishta