>
LETERSISHQIP

Nje Shtatori

Sa herë vjen Një Shtatori –
Më djeg zemra dhe kraharori !
Për atë që derdha mund –
S' pata fat ta çoj në fund !

Një Shtatorin, për çdo mot –
Po e pres me mall e lot !
Kur po i shoh kolegët me sy –
N' rrugë për n' shkolla që janë mësy !

Kur shoh nxënësit n' rrugë shkollore –
Me çantë n' krah, libra e fletore ...
M' përshëndesin si më parë –
Mirëdita, shok arsimtar !

Mallkuar qoftë gjaku i tradhtarit,
Që më ndau mua prej ditarit !
Mallkuar qoftë trupi i ballgamit,
Që më ndau prej pentagramit !

Mallkuar qoftë kukulla e pushtetit,
Që më ndau prej aktivitetit !
Mallkuar qoftë ai shpirt i zi,
Që më ndau prej nxënësve t' mi !

Kush ma ndali këngën në fyt –
Ia qorroftë Zoti, dy sytë !
Mallkuar qoftë pjella e Serbisë,
Që m'i ndali këngët e LIRISË !

Mallkuar qoftë shtriga e përrenjve,
Që m'i ndali këngët e heronjve !
Mallkuar qoftë ai që për dhunë –
Në pleqëri më la pa punë !
Gjilan, më 03.09.2012