A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Trimërie

Trimi I Karadakut

- Dëshmorit të Kombit Naser Azemi -
Teksti dhe muzika : Demir Krasniqi

N' Karadakun, o, legjendar –
Lindi nëna një trim shqiptar !
I: Atje lart ,o, n' fshatin Stançiq ,
Që për frikë, o, nuk dinte hiq !:I

Motra e vëllezër ,o , prej gjithë globit –
E nderojmë,o, këtë dëshmor t' kombit !
I: Krenar këngës , o, ne t'ia themi –
Për këtë trim, o, Naser Azemi !:I

Karadaku – djep i trimërisë ,
Djemtë ma t' mirë,o, ia dha lirisë !
I: Këtë trimëri, o, t' burrave me emër –
Naser Azemi e kishte n' zemër !:I

Qysh si nxënës ,o, në rini ,
Kishte etje,o , për liri !
I: Që t'i dalim, o, Zot, Kosovës
Me të drejtë ,o, të vetëvendosjes !:I

Atë regjim të sllav Karpatit ,
Policinë ,o, të serb – xhelatit ,
I: Naseri s' mund t'i duronte –
N' gjitha mënyrat, o, i luftonte !:I

Për të shtrenjtat, o, aspirata –
Mori pjesë ,o, në demonstrata !
I: Me pamflete në gji pa frikë –
Për Kosovën ,o, Republikë !:I

Me rininë ,o, përparimtare –
Ndihmoi Ushtrinë Çlirimtare !
I: Mblodhi t' dhëna të dorës s' parë –
Mbi kasapët, o, serbë – barbarë !:I

Naser Azemi me shokët e vet ,
S' bënte gjumë, o, as ditë , as net –
I: Lagje m' lagje deri n' Zabel ,
Për t' zbuluar ,o, kriminelë !:I


Në zemër kishte guximin ,
Me shkathtësi, o , bënte zbulimin ,
I: Nëpër shtigje, o, të rrezikut –
Për t' ia prerë, o, rrugët armikut !:I

Ditë e zezë,o, e 10 Korrikut –
Ra në prita, o, të armikut !
I: N' rezistencë,o, me armë në dorë –
Për Kosovë,o, ai ra dëshmorë !:I

Ra n' altarin, o, e lirisë –
Dëshmorë kombi i përjetësisë !
I: N' faqe t' arta të historisë –
Shënoi emër të pavdekësisë !:I

Me nderime , lule kurorë –
U varros , o, me shumë dëshmorë !
I: N' Kodër t' Trimave të Gjilanit –
Pararojë , o, e gjithë vatanit !:I

- poezi nga Enkelejda Qesku


- Poezia u dërgua nga perla -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019