TEKSTESHQIP
EPOS - Kurajo Dhe Zjarr
EPOS
Kurajo Dhe Zjarr

Për komponimin dhe për fjalët e këngës kanë punuar së bashku si autorë Algert Kashari, teksa autorë të orkestrimit janë Algert Kashari & Armand Borshka.
Teksti :: Song Lyrics
(Strofa 1)
Pres, në stres asnjëherë.
Qesh, me jetën përherë.
Kurorëzim, i mbretit të ri,
Unë, në këmbë përsëri.

(Para-Refren 1)
Nuk di njeri,
në peripeci,
jam gjetur pafund,
kur isha kurrëkund.
Nuk di njeri,
kur je në greminë,
ti malin e çan,
dhe detin përpin.

(Kori: Kurajo dhe zjarr!)

(Refren 1)
Poshtë unë rashë, veten s'lashë asnjëherë.
Fyti mu tha, përballë m’u shfaq një derë.
Shansi i ri, të kap edhe nuk të lë.
Një dashuri, për të gjithë një më një.

(Strofa 2)
Flas, tregoj se kush jam.
Bërtas, fitoren thërras.
Kur shoh, sytë si skifter.
Në qiell, endem në terr.

(Para-Refren 2)
Nuk di njeri,
në peripeci,
jam gjetur pafund,
kur isha kurrëkund.
Nuk di njeri,
kur je në greminë,
ti malin e çan,
dhe detin përpin.

(Kori: Kurajo dhe zjarr!)

(Refren 2)
Poshtë unë rashë, veten s'lashë asnjëherë.
Fyti mu tha, përballë m’u shfaq një derë.
Shansi i ri, të kap edhe nuk të lë.
Një dashuri, për të gjithë një më një.

Kurajo dhe zjarr!

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0