>
BIOSHQIP
Biografia
Ergita Bahja daljen e parë në skenë e ka patur në moshën 5 vjeçe e gjysmë, duke bërë që muzika të jetë pjesë e pa ndarë e saj. Krahas muzikës, ka pasion edhe pikturën. Ka kënduar në skenat e qyteteve të ndryshme brenda vendit si: “Argjiro Fest” – Gjirokastër, “Bilbilat e Adriatikut”- Durrës, “Jehona e Kaltërsisë”-Tiranë, “Festivali i Këngës për fëmijë”- Fier etj. Për herë të parë me një këngë origjinale të saj është paraqitur në spektaklin muzikor “Jeho” në vitin 2020. Në vitin 2021 Ergita ka qenë pjesëmarrëse në rubrikën “Mam, po ti!?”, në programin “E diela shqiptare”, duke u kualifikuar deri në fazën gjysmëfinale. Është aktive në publikimin e covera-ve të ndryshëm në profilet e saj sociale. Ergita eshte pjese e studios GMAJ7.

Në Shkurt 2020, Ergita Bahja merr pjesë në Jehó 2020 me këngën "Më Duaj".

Në Shtator 2022, Ergita Bahja merr pjesë në Kënga Magjike 2022 me këngën "Përgjithmonë".

Më datë 4 Gusht 2023, Dr. Mario Ademaj, Remzie Osmani & Ergita Bahja publikojnë videoklipin "Zemra Ime". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Dr. Mario Ademaj.

Më datë 20 Tetor 2023, Vedat Ademi & Ergita Bahja publikojnë videoklipin "Pa Frymë". Kënga është kompozuar nga Gent Myftaraj, ndërsa tekstin e kanë shkruar së bashku Sebastiana Brecani & Ergita Bahja. Videoklipi u prodhua nga Chill Pro, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Më datë 30 Nëntor 2023, Ergita Bahja publikon videoklipin "A T’kam Mungu". Teksti i këngës u shkrua nga Gent Myftaraj. Produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Më datë 14 Shkurt 2024, Ergita Bahja publikon videoklipin "Pranë". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Gent Myftaraj & Ergita Bahja. Videoklipi u prodhua nga Frame Company Albania, ndërsa produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Më datë 14 Shkurt 2024, Ergita Bahja publikon videoklipin "Për Dashninë". Teksti i këngës u shkrua nga Sebastiana Brecani. Produksioni audio u realizua nga Gent Myftaraj.

Ergita Bahja ka njoftuar se do publikojë së shpejti videoklipin "Vogëlushe Moj".