>
BIOSHQIP
Biografia
Ermir Taja është një këngëtar i muzikës pop rock folk.Ai e nisi karrierën e tij që në moshë të vogël duke studjuar violinë, piano, kanto dhe kitarë. Babai i tij Vilson Taja profesori i violinës në Liceun Artistik dhe pastaj profesor violine në një nga shkollat e muzikës në Tiranë, ishte njeriu i cili injektoi dhe frymëzoi Ermirin në fushën e muzikës për shumë vite me rradhë, derisa Ermiri mori bagazhin e duhur muzikor dhe shtysën për të vazhduar dhe zhvilluar atë çfarë ai kishte nisur të bënte vite më parë.Vitet e para të demokracisë sollën zhvillime të reja në jetën sociale dhe shoqërore të Shqipërisë së asaj kohe sikurse edhe në aspektin e lirisë së besimit kohë kjo që e solli Ermirin në vendime të rëndësishme që kishin të bënin me jetën dhe të ardhmen e tij. Nga viti 1991 dhe deri në këto kohë Ermiri investon mjaft në aspektin frymëror duke e përkushtuar veten e tij më shumë në kompozicion, kitarë dhe teologji. Diplomohet në Teologji mbas njësërë trajnimesh që kishin të bënin me shërbesën fetare në Kishën ungjillore ku ai shërbente dhe njëkohësisht kryente punën si pastor.

Në vitin 2008, Ermiri nxjerr albumin e parë muzikor me titull; Jesus in my heart një përmbledhje të këngëve të krijuara në vitet e para të jetës së tij fetare përcjellë në një sound rock dhe balada.

Në vitin 2009, në bashkpunim me studio Barabar nxjerr albumin e dytë me këngë lirike inspiruese të titulluar "Në ty unë o Zot besoj" ku spikasin fort notat folk rock. Sigurisht kënga "Zoti ngopi shpirtin tim" do të ishte hiti i asaj kohe në qarqet dhe radiot e krishtera kudo në Shqipëri. Pas dhjetë vjetësh kjo këngë do të merrte nota vizuale duke ardhur për muzikdashësit edhe si video clip.

Në vitin 2013 Ermiri nxjerr albumin e tretë të titulluar "Është një lumë në qytetin e Perëndisë", një album ky krejtësisht ndryshe nga dy të parët përsa i përket teksteve, ritmit dhe prezantimit që ju bë albumit. Një promovim sa në media ashtu edhe në qarqet e krishtera. Kulminacioni i karieres së Ermirit vjen me dy clipet e fundit të lançuara në media dhe yutube të cilat kanë pasur një impakt të veçantë veçanërisht në audiencën e përgjithshme e cila e njeh pak muzikën e krishterë lirike. Ermiri aktualisht është në përgatitje të albumit të katërt, ku dhjetë këngë të reja presin të vijnë tek dëgjuesit me një inpakt të veçantë inspirues për komunitetin ku ai performon por edhe për një audiecë të gjerë, e cila tashmë ka filluar të njohë dëgjojë dhe pëlqejë muzikën e pastor Ermirit.

Në datë 10 Prill 2018, Ermir Taja publikon videoklipin "Kjo Eshte Shqiperia Ime".

Më datë 7 Qershor 2018, Ermir Taja publikon videoklipin "Zoti Ngopi Shpirtin Tim".
KATEGORI: