Tema: Poezi Për Jetën


Kengen Tone

Jeta eshte si nje pentagram
Ku mes vijash ulesh e ngrihesh
Paraprin si nje celes sol
E here shenon maxhor
E here e here nominor

Melodi e krijuar te ngerthen
E ludhur fort ne litaret
E saj veten e ndjen

Cirresh e bertet, sa veshet
Te oshetijne e kumbojne
Sic ze zmbrapset ne numnere
Melodi te vendos ne maxhor
E jete ne nominor

Jeta eshte si nje pentagram
Ku mes vijash e notash
Lumturohesh e vajton
Paraprin si nje celes sol
Ne venitje e marrosje
Ne cdo fill e trill
Kengen tone

- Poezi nga Ermira Tafciu



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0