TEKSTESHQIP

Ernest Muhaxheri
Enderr E Vjeter
Lyrics

Stacioneve më gjeni, të alivanosur
Me një ëndërr të palosur, në valixhe
Një gitarist jam, dhe asgjë më tepër
S'trazoj shikime, të vajzave, me peliqe.

Këndoj, egzistoj, jeta është këngë
Tmerrin që më rethon, s'e përfillë
Me rroba të grysura,
S'dukëm i rëndësishëm
Dhe murret më shofin, me nënçmim

// Një bredhës jam madhështor
Me një gitarë t'arr'nuar si jeta
Këndoj, kënga ime jetës i ngjan'
Në mua përzgjohet një ëndërr,... (e vjetër.) //

Nuk pranova,
Të luaj në çdo valle
Nënshtrimin, s'e pranova kurrë
Kam veç një gitarë,
Të arr'nuar si jetën
Kam aq sa dua,
Dhe asgjë më shumë,

Një gitarist,
Në dhimbje i gozhduar,
I gozhduar, përherë në gitarë
Kënga ime, jetës i ngjan'
Këndoj egzistoj
Dhe jam madhështor

// Një bredhës jam madhështor
Me një gitarë t'arr'nuar si jeta
Këndoj, kënga ime jetës i ngjan'
Në mua përzgjohet një ëndërr... (e vjetër. )//

DËRGOI: