Tema: Poezi Për Atdheun

Jam

Jam një shkëmb,
kundër secilës erë në qëndrueshmëri.
Jam shqiptar nga Kosova,
prejardhjen të parët e kanë në Iliri.

Jam një orl që lirinë e simbolizon,
porse jo grabitqarë,
në mall të huaj,
nuk lakomoj qka s'më takon.

Jam shqiptarë i cili
në secilën festë
në kokë një plis e vë
me tirq veshë, këndoj për atdhe.

Ndoshta ende s'më njihni,
porse emër të madh unë kam,
Erosi mbreti i dashurisë,
krenar në afinitetin tim jam.

Për këtë shkrova dhe
dashurinë time
ndaj Kosovës e tregova,
e shumë tjera nuk i harrova.

Mërgimi temë e ngaherëshme
edhe mua më pat mashtrua,
edhepse në flamur isha betuar,
se kurrë s'do e kisha tradhëtuar.

Edhepse ende as kulturë
e as flamur nuk tradhëtova,
nuk jam i lumtur përderisa ende
larg më qëndron Kosova.

Të lutem ma thuaj një fjalë,
një buzëqeshje si dikur,
tani je në pavarësi e unë jam
pas fjalëve të mia, burrë.

- poezi nga Eros Kosova


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.3 / Votuan:  10



Më shumë nga Eros Kosova