TEKSTESHQIP
Ersani - Sofra Thatë
Ersani
Sofra Thatë

Për këngën ka punuar si kompozitor Rrahman Kryeziu, ndërsa teksti është sjellë tek publiku nga Arben Beha.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Str.I
Rrugëve të k'ti qyteti
Dimër edhe verë
Besoni nuk dal prej qefi
Idarën me nxjerrë

Ura.
Koka ron bukën e gojës
Me dal me kërku
Fmijve t'vogël edhe Nanës
Me ju siguru

Ref.
Se kam lehtë dorën me shtri
E me dal në borë e n'shi
Se kam lehtë unë për çdo natë
Me pa sofrën thatë

Str.II
Asgja s'ki me mar me veti
Ban sevap o vlla
Fukaraja edhe mbreti
Njëjt janë n'atë dynja

Ura.
Zot të lutna n'dritë të Hanës
Rriskun me ma qu
Me mujt ilaçet e Nanës
Me ja siguru

Ref.
Se kam lehtë dorën me shtri
E me dal në borë e n'shi
Se kam lehtë unë për çdo natë
Me pa sofrën thatë
Komente 0