TEKSTESHQIP

Erza Loshi
Plagë Gurbeti
Lyrics

Një shtëpi të vjetër
E ndame prej botës
Oxhaku i shembur
Gur të nxir rreth votrës,
Muret e mbulume nga pluhuri dhe hiri
Një djal i humb lufta,dhe tjetrim mërgimi.
Ref:
O zot i gjithsis fatet që i ke shkruar
Më thuaj se djali im nuk më ka harruar,
Më thuaj do kthehet tash që erdh'behari
Para se të vdes dhe më mbuloj vaji,
Dy djem i kishte nana dy drita t'syve
Shëndriste dikush si hëna n'mes syve,
Tash më ka harruar si është lumturia
Shpirti m'i ka lodhur dhëmbja dhe pleqëria.

Ulur në qoshe të dhomës
Si fëmij jetim
Dy foto të djemve
Var në mur kujtim,
Për djalin e gjallë
Çdo natë e lut zotin
Me buzët plot shkrumb
Mezi e ndal lotin.
Ref 2x:
O Zot i gjithësis fatet që i ke shkruar
Më thuaj se djali im nuk më ka harruar?
Më thuaj do kthehet tash që erdh behari?
Para se të vdes dhe më mbuloj vaji,
Dy djem i kishte nana
Dy drita të syve
Shëndriste dikush si hëna n'mes syve,
Tash më ka harruar si është lumturia
Shpirti m'i ka lodhur dhëmbja dhe pleqëria.

DËRGOI: