>
BIOSHQIP
Biografia
Erza Muqolli eshte me prejardhje shqiptare, nga fshati Zabel i Drenices,por qe eshte lindur dhe jeton ne France, ne qytetin Sarreguemines. Qysh ne moshen 2 vjeçare familja e saj e ka verejtur talentin e saj per muzike. Erza gjithmone enderronte qe te marre pjese ne ndonje spektakel muzikor,e tani asaj iu dha mundesia. Ajo konkuroi ne spektaklin e madh muzikor ne Paris "France got talent". Me ne fund Erza pranohet aty, si "25 vjecare" dhe fiton zemrat e jurise me zerin dhe talentin e saj. E gjithe karriera e Erzes fillon ketu, ku fiton zemrat e publikut francez, madje edhe atij shqiptar. Erza fale talentit perkushtimit dhe punes se palodhshme arrin te kualifikohet si njera nder 5 finalistet e "France got talent" ku fiton edhe vendin e 3-te. Erza sykaltroshe dallohet nga te tjeret sepse kenget i kendon ne versonin e vet gje kjo qe e karakterizon ate. Kengetarja e vogel tani ne France krahasohet edhe me kengetaren e famshme franceze Indila. Erza shkon ne nje shkolle normale dhe njehere ne jave shkone per te ushtruar Piano. Sipas nje interviste te KTV ajo shpreh edhe deshiren e saj per te jetuar ne Kosove, gje kjo qe do te thote se Erza e do vendlindjen e babait te saj. Kete e deshmoi edhe ne emisionin Oxygen Show ku kendoi dy kenge kushtuar vendlindjes se saj. Ndonese e vogel, Erza eshte me premtime e endrra te medha, te cilat beson se do i realizoj. Ka realizuar shumë cover te kengetarëve te njohur francez, e se shpejti do te realizoj kenge te veta ne nje te ardhme te afert. Erza tashmë është pjesë e Kids Unitedit – një grup i fëmijëve të talentuar në Francë që po shëtisin nëpër shtet për të kënduar. Janë pesë fëmijë që e krijuan grupin vitin e kaluar, ndërsa me ndihmën e UNICEF-it shëtisin mbarë botën. Pos Erzës, pjesë e grupit janë edhe Gabriel, Gloria, Nilusi, Esteban.

Më datë 5 Tetor 2015, Kids United publikon videoklipin "On Ecrit Sur Les Murs".

Më datë 7 Janar 2016, Kids United publikon videoklipin "Imagine".

Më datë 10 Maj 2016, Kids United publikon videoklipin "Qui A Le Droit".

Më datë 17 Qershor 2016, Kids United publikon videoklipin "Destin".

Më datë 24 Nëntor 2016, Kids United publikon videoklipin "Tout Le Bonheur Du Monde".

Më datë 12 Qershor 2019, Erza Muqoli publikon videoklipin "Je Chanterai". Ky projekt me tekst dhe kompozim të këngëtarit të famshëm francez, Vianney, mban titullin “Je Chanterai” që në shqip do të thotë “Do të këndoj”. Kjo këngë përcjell vullnetin dhe dëshirën e Erzës që ka për këndimin teksa nuk kanë munguar edhe disa fjalë në gjuhën shqipe. Duhet theksuar se shumica e këngëve të 13-vjeçares do të jenë në gjuhën frënge gjersa disa prej tyre do t’i sjellë në gjuhën shqipe. Erza po ashtu do të mbajë disa koncerte muzikore në shtetet frankofone për të promovuar albumin e parë në karrierë.

Në vitin 2019, Erza Muqoli publikon albumin "Erza Muqoli".

Më datë 25 Shtator 2019, Erza Muqoli publikon videoklipin "Fillim".

Më datë 24 Qershor 2020, Green Team publikon videoklipin "Les Enfants Du Monde".

Më datë 17 Shkurt 2023, Dardan publikon videoklipin "Laufen", në bashkëpunim me Erza Muqolin. Videoklipi u prodhua nga kompania Fati.Tv.