Tema: Poezi Dashurie

Nate Vere

A te kujtohet nje nate vere
tek rrinim bashke
buze detit,heshtur?
nje yll u keput nga kup'e qiellit
ti klithe e magjepsur:
Veshtro!-me the,
une s'tu pergjigja,
Veshtro ne qiell!-thirre nxituar,
nderkaq une syte e tu po shija,
nuk kish ne qiell gje me t'praruar.

Mandej,kur hena flakeroj
mbi val't e detit madheshtore,
a te kujtohet sa u mahnite:
Veshtro!-me the,
une s'tu pergjigja,
veshtro ne det!-thirre rrembyer,
por une ngazellimin tend sodisja,
nuk kish ne det gje me t'perkryer!

- poezi nga Faik H.Kuqi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2