Tema: Poezi Për Ëndrra dhe Shpresë

Ne Ndjekje Te Diellit

U rrit ne nje lugine te ngushte
mes malesh.
Pa diell,
se dielli nje hap e kishte
nga njera kreshte mali
pas tjetres tu hidhte.
Dhe ne lugine
perseri erresine.
I etur per drite,
i mardhur sic ishte
vendosi nje dite
diellin te ndiqte.
Dhe rendi e rendi,
rendi sa mundi,
por dot s'e arriti;
dhe sosi me s'fundi
buze detit deshtuar,
kur dielli tashme
sa kish perenduar;
ish kredhur,ish shuar
atje tej ne dete
e vetmja enderr qe pati ne jete...

- poezi nga Faik H.Kuqi


Nuk ka akoma asnjë votë