Tema: Poezi Për Trishtim

Peisazh Fillim Shekulli

Nje sfond i hirte.
nje mugetire,
nje popull turme e shpupurisur,
lukuni shtetaresh te babzitur
ne pazare poste ngritur.

Dhe pertej ne horizont
nje perendim i zbehte,
nje mot pa qiell,
nje diell pas reshe,
njeshans i humbur perseri...
Dhe muzgu qe krahetrishte pushton
fillimshekullin e ri.

- poezi nga Faik H.Kuqi


Nuk ka akoma asnjë votë