F.A.Q. Pyetje-Përgjigje

Pse u krijua TeksteShqip?

TeksteShqip ka si qëllim të shërbejë si një enciklopedi multimediale për gjithë muzikën shqiptare. Stafi ynë prej 20 vjetësh administron faqe interneti me tekste këngësh të huaja. Menduam se muzika shqiptare dhe fansat e saj e meritojnë një faqe të dedikuar me tekste vetëm shqip dhe prandaj e krijuam. Gjetëm menjëherë mbështetjen e shumë artdashësve, autorëve dhe shtëpive diskografike dhe falë një pune të përbashkët kemi arritur të krijojmë arkiva mjat të kompletuar me tekste, këngë, videoklipe, albume etj. Tani pas 12 vjetësh, TeksteShqip është kthyer në një nga faqet më të pëlqyera nga shqiptarët në të gjithë botën dhe rreth 30.000 vetë vizitojnë këtë faqe çdo dite.

Kush e drejton faqen TeksteShqip?

Faqja drejtohet nga Plarent Nasto dhe një grup fansash të muzikës shqiptare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Diaspora. Secili prej nesh jep kontributin në shkallë dhe nivele të ndryshme me qëllimin e vetëm për të sjellë me anë të teknologjisë një tabllo sa më komplete të muzikës shqiptare ndër vite. Lexo më shumë

Dua të shkarkoj këngë mp3

Në TeksteShqip NUK ka file mp3. Ne jemi PRO muzikës, por kundër piraterisë. një fan duhet ti çmoj artistët dhe JO ti vjedhi ata. Në teksteshqip mund të dëgjoni këngët, por për një kualitet më të mirë të muzikës, duhet të blini albumet.

Pse këngëtari/grupi im i preferuar nuk është në Top100?

Renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju. Sa më shumë të shikohen tekstet e një këngëtari/grupi, aq më mirë pozicionohet në renditjen e përgjithshme.

Ju dërgova këngën e një këngëtari/grupi të ri. Pse nuk u pranua?

Gjatë fazës së verifikimit të këngëve të reja, stafi ynë bën një kontroll në Google dhe Youtube për të verifikuar nëse kjo këngë/ky grup egziston. Në rast se kjo këngë/grup egziston, na dërgoni bashkë me këngën një link ku mund të lexojmë info për këngëtarin/grupin/këngën.

Pse renditja në faqen e një festivali në teksteshqip është ndryshe nga renditja zyrtare e festivalit?

Renditjet e Festivaleve në TeksteShqip, bëhen në kohë reale në bazë të vizitave në tekstet e këngëve pjesëmarrëse gjatë javës. Dmth renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju.

Ku i gjeni tekstet e këngëve?

Tekstet e këngëve shkruhen çdo ditë, që nga viti 2006, në mënyrë vullnetare nga: vizitorë të kësaj faqeje ose nga vetë autorët/ këngëtarët.

Pse kjo këngë nuk ka tekst?

D.m.th. që askush nuk e ka shkruajtur akoma këtë tekst. Gjithsecili mund të kontribuojë për të derguar një tekst që mungon.

Si mund të dërgoj një tekst?

Klikoni në këtë link

Pse ky tekst ka shumë gabime?

Nuk pretendojmë të kemi të gjitha fjalët e gjithë teksteve të sakta, por shpresojmë në ndihmën tuaj për të patur tekste sa më të sakta.

Si mund të korrigjoj një tekst?

Klikoni në këtë link

Ky nuk është teksti i kësaj kënge

Kërkojmë ndjesë dhe ndihmën tuaj ose për të shkruajtur tekstin e saktë ose për t'ja sinjalizuar stafit, duke klikuar mbi "Korrigjo".

Si mund të promovoj muzikë falas në teksteshqip?

Shumë artistë e konsiderojnë faqen tonë një platformë promovimi, duke zgjedhur kështu një mënyrë të thjeshtë dhe tërësisht falas për tu afruar me atë pjesë të publikut që zbulon të rejat në muzikë vetëm me anë të faqes tonë. Lexo më shumë

Pse komenti im u fshi?

Nuk do publikohen komentet që përmbajnë sharje dhe ofendime. Kritikat janë normale, por sharjet dhe ofendimet nuk lejohen.

Pse nuk u pranua përkthimi im?

Përkthimet duhet të bëhen nga ata që e njohin gjuhën në të cilën përkthehet dhe përkthimi duhet të këtë kuptim në shqip.

Pse mungon foto apo biografia?

Fotot dhe biografitë dërgohen në mënyrë vullnetare nga përdoruesit e kësaj faqeje. Kjo do të thotë se askush nuk ka gjetur dot një foto ose një biografi. Nëse mund të na ndihmoni, do t'ju jemi shumë mirënjohës. Në shumicën e rasteve, fotot dhe biografitë dërgohen nga vëtë artistët, ndaj ftojmë të gjithë artistët të kompletojnë profilin e tyre. Kjo faqe vizitohet nga mbi 30.000 shqiptarë në ditë dhe një profil i kompletuar me këngë, tekste dhe video, do bëjnë që muzika juaj të jetë shumë pranë shqiptarëve në të gjithë botën.

Si mund të dërgoj një foto?

Duke klikuar mbi foton aktuale të profilit ose nga faqja "Foto".

Gjeni një foto profili më të bukur se kjo s'më pëlqen

Stafi bën të pamundurën të bëj sa më shumë për këtë faqe. Por është normale që vetëm ne nuk mund të bëjmë shumë. Ndihma juaj ka qënë gjithmonë deçizive dhe shumë e çmuar. Ne mundohemi t'ju krijojmë mundësi që dhe ju ta ndërtoni këtë faqe bashkë me ne.

Pse nuk po publikohet foto që dërgova sot?

Pranimi dhe publikimi i fotos bëhet brenda 24 oresh.

Dërgova një foto. Pse nuk u publikua?

Domethënë që stafi ynë nuk mendon se foto që ju dërguat është e përshtatshme për këtë profil. Arsyet e refuzimit të një fotoje mund të jenë disa: përmasat e fotos janë shumë të vogla; Kualiteti është shumë i dobët; Foto ndodhet në arkivin tonë etj.

Foto që kam dërguar unë është më e bukur.

Çdo foto dërgohet nga dikush dhe ne nuk duam të mbajmë asnjë me hatër. Në rastin e fotove, mendojmë se në interesin e të gjithëve është që foto e profilit të jetë sa më e përshtatshme dhe prandaj i takon stafit me paanëshmërinë e vetë që ta përcaktojë këtë.

Foto nuk i përket këtij profili

Kërkojmë ndjesë dhe ju lutemi të sinjalizoni stafin nga faqja e kontaktit link.

Pse atje ku lexon "TAGS", emri i këngëtarit/grupit është i shkruar me gabime?

Si "TAGS" përdorim emër arti, emrin dhe mbiemrin e vërtetë, pjestarët e grupit, nicknames etj. Gjithashtu shumë njerëz kërkojnë një këngëtar/grup duke shkruajtur gabim emrin. Këto emra të gabuar, arkiviohen si TAGS në mënyrë që edhe kur të gabohet emri i këngëtarit/grupit, motori ynë i kërkimit të japi rezultatin e duhur.

Kjo biografi është e gabuar.

Ju lutemi të korrigjoni çdo gjë që është gabim në biografi.

Si mund të korrigjoj biografinë?

Korrigjimet bëhen duke klikuar mbi "Dërgo korrigjime".

Dërgova një biografi por nuk u publikua.

Arsyet mund të jenë të shumta: Shumë e shkurtër; Shumë fjalë, por pa shumë informacion; etj.

Si funksionon Votimi i Javës?

Votimet bëhen me anë të adresës IP ose duke u rregjistruar në TeksteShqip. Kjo do të thotë që të rregjistruarit mund të votojnë 2 herë. Do mundohemi që së shpejti të këtë një votë shtesë për çdo të rregjistruar në Facebook.

Ku i gjeni temat për Votimin e Javës?

Temat dërgohen nga të regjitruarit e TeksteShqip. Të gjitha temat shkojnë në një votim të veçantë nga ku zgjidhet tema fituese që bëhet automatikisht votimi i javës që vjen.

Si mund të dërgoj unë një temë për votim?

Të regjistruarit mund të klikojnë mbi "Krijo një anketë".

Pse anketat duket sikur përsëriten dhe nuk bëni anketa të veçanta?

Ne e kemi lënë me demokraci në dorën tuaj të zgjidhni temat që ju interesojnë më shumë dhe të votoni këngëtarët/grupet që ju pëlqejnë më shumë. Pra demokracia thotë se shumica fiton, prandaj edhe nëse temat përsëriten, domethënë që në këtë moment janë tema të nxehta dhe pëlqehen.

Pse u mbyll votimi?

Votimi zgjat 1 javë dhe mbyllet automatikisht dhe në të njëjtin moment fillon votimi i ri. Kjo ndodh çdo të dielë në orën 24.00.

Mund të regjistrohem me një e-mail tjetër në mënyrë që të votoj 2 herë?

Ne nuk e këshillojmë. Që rezultati i votimit të jetë sa më i saktë, secili duhet të votoj vetëm 1 herë. Ide e mirë do ishte të ftoni miqtë tuaj në MSN, në Facebook, në Forume, me e-mail etj, për të ardhur në teksteshqip dhe për të votuar.

Pse nuk bëni votime për politikë, filma, seriale etj?

Kjo faqe vizitohet nga adhuruesit e muzikës dhe ne duam të mbetemi në kuadrin e kësaj fushe. Përjashtime mund të bëhen, por në përgithësi sondazhet tona do jenë rreth fushës së muzikës.

Stafi ka bërë hile në votim

Për stafin, suksesi i një ankete është pjesëmarrja juaj. Votimet bëhen që dhe stafi të kuptoj më shumë se çfarë pëlqeni ju më shumë dhe ku ta përqëndrojë punën e vet. Stafi nuk modifikon rezultatet e votimit.

Ku i gjeni videoklipet e këngëve?

Videoklipet merren nga Youtube në mënyrë manuale nga stafi ose nga viziotrët e kësaj faqeje. Faqja e Youtube vë në dispozicion videot për tu përdorur në çdo faqe interneti me anë të një kodi ku baza e të cilit është adresa URL. Zgjedhja për të marr videot vetëm nga youtube, bëhet edhe për të evituar problemet me të drejtat e autorit, pasi përgjithësia për videot në këtë rast është vetëm e YouTube.

Pse kjo këngë nuk ka video?

Nuk kemi arritur të gjejmë një videoklip për këtë këngë në YouTube.

Si mund të dërgoj një video?

Në rradhë të parë, video duhet dërguar në Youtube dhe kopjoni adresën URL që Youtube ofron. Hapni faqen e këngës në teksteshqip dhe klikoni mbi "Video Link".

Pse video ime e preferuar nuk është ne Top 100 videot zyrtare?

Renditjen nuk e bën stafi i teksteshqip, por e bëni ju. Sa më shumë të shikohet kjo video në teksteshqip, aq më mirë pozicionohet në renditjen e videoklipeve.

Video hapej deri dje, por sot nuk punon.

Kjo do të thotë që video është hequr nga YouTube. Ne bëjmë vazhdimisht zëvendësimin e videove që nuk hapen me video të tjera. Por edhe ju mund të ndihmoni për të përshpejtuar zëvendësimin e videos duke klikuar mbi "Video Link"

Pse disa video nuk hapen në TeksteShqip?

Disa kanale Youtube nuk lejojnë që videot të shikohen jashtë platformës Youtube.

Si funksionon regjistrimi në teksteshqip?

Regjistrimi në teksteshqip është shumë i thjeshtë dhe 100% falas përgjithmonë. Çdo gjë mund të kryhet brenda pak sekondash. Plotësoni modulin e regjistrimit. Bëni kujdes të jepni një adresë e-maili të saktë sepse aktivizimi i regjistrimit bëhet me anë të adresës tuaj e-mail. Do ju dërgohet automatikisht një e-mail pas plotësimit të modulit, ku do ju kërkohet të aktivizoni regjistrimin tuaj. Klikoni në link dhe kaq ishte.

Pse duhet të regjistrohem?

Duke u regjistruar fitoni funksione ekstra në teksteshqip. Regjistrimi do duhet për të hyrë në faqe të caktuara. Zakonisht janë faqet ku dërgohet informacion si për shembull korrigjime, votime, kontakte etj. Secili do këtë një zonë të tijën në teksteshqip ku mund të gjej informacionet që i interesojnë më shumë.

U regjistrova. Pse nuk mund të hy tek zona*ime?

A e keni aktivizuar regjistrimin me anë të e-mailit që ju kemi dërguar? Nëse po, shkruani emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin, ashtu siç janë të shkruajtur në atë e-mail Kujdes, emri i përdoruesit nuk është adresa e-mail, por ai që keni zgjedhur ju si username. Në rast se nuk e keni marr mesazhin tonë e-mail, klikoni tek zona*ime dhe pastaj mbi "Ridërgo E-mailin e Regjistrimit".

Për çfarë do e përdorni adresën time e-mail dhe të dhënat e mia?

NUK kemi asnjë qëllim të përdorim adrsën tuaj e-mail. NUK do ju dërgojmë asnjë newsleter. NUK do i japim askujt të dhënat tuaja. Adresa e-mail duhet eskluzivisht për verifikimin e regjistrimit dhe nuk do jetë asnjëherë e dukshme nga të tjerët.

Plotësova modulin e regjistrimit por nuk kam asnjë mesazh e-mail nga ju.

Ju lutemi të shikoni dhe në Junk/Spam, aty ku përfundojnë reklamat e-mail. Duke qënë një mesazh i dërguar automatikisht, mund të konsiderohet si reklamë. Kompania Microsoft që menaxhon adresat e-mail si Live/Outlook/Hotmail, ka aktivizuar një filtër që të bllokojë mesazhet e dërguara automatikisht. Në rast se keni një adresë e-mail të tillë dhe nuk arrini të regjistroheni, ju lutemi të provoni me një adresë e-mail tjetër si yahoo/gmail etj. Në qoftë se ju shfaqet mesazhi që regjistrimi juaj rezulton i paverifikuar, atëherë klikoni mbi "Ridërgo E-mailin e Regjistrimit".

Pse regjistrimi im është fshirë?

Kjo është një masë ekstreme që marrim në ato raste kur shohim që mungon minimumi i edukatës. Të regjistruarit e teksteshqip janë ata që po e ndërtojnë këtë faqe, por shumë herë na qëllon të hasim në disa që duan të bëjnë të kundërtën. Të dërgosh tekste të rreme, të sabotosh punën tonë, të ofendosh këngëtarët, të përdorësh regjistrimin për spam... janë disa nga arsyet pse një regjistrim mund të fshihet.