TEKSTESHQIP
Fari Mani - Martesa
Fari Mani
Martesa

Teksti :: Song Lyrics
Kur e përcjell qikën
I qan zemra nanës,
Po zbrazet shtëpia
Pa dritën e hanës.

Kur i del prej dere
Si nuse e bija,
Sa vjen edhe shtohet
Më tepër mërzija.

Refreni:
Lum kush ka me dhan
Lum kush ka me mar,
Zoti ju dhasht t’mira
Nga dita e par.
E lum kush martohet
Si na mson Kur’ani,
Me martes islame
Plotsohet imani.

Kur e marton djalin
Nanës i qesh ftyra,
Sa i knaqet zemra
E kaplon mëshira.

Krushqit e bin nusen
Nana asht tuj prit,
Falenderoj Zotin
Që e pash kët dit.
Komente 0