TEKSTESHQIP
Fationn DJ - Dimër
Fationn DJ
Dimër

 Një këngë që të fut direkt në atmosferën e ftohtë të dimrit, emocione të ngrira, ndjenja të pathëna dhe kujtime që s'shuhetin dot. "DIMER" është reflektim, nostalgji dhe zjarr brenda akullit.

Teksti :: Song Lyrics

A të kujtohet dimri i parë,
kur fryma jote m'ngrohu pak,
në rrugët bosh, nën dritat gri,
u betuam që s'do t'kishim ftohtë kurrë më.

Tash bora bie, e unë jam vet',
në çdo hap më ndjek kujtimi yt.
Kam dashtë me t'thirr, po zani m'dridhet,
se ndoshta ti s'je ma aty.

(Refren)
Kthehu, për gjurmët që bora s'i fshiu,
kthehu, për mallin që s'u shua kurr.
Kthehu, sa ende fryn ky dimër,
se ndoshta nesër s'jemi ma.

Në çdo xham, emrin tënd e shkruj,
e era ma fshin me mall.
Kam dashtë me t'dashtë më ngrohtë se dje,
po dimri s'len as diell me dal'.

Koha kalon, por dimri rrin,
si kujtim që s'don me ik.
Na mbeti peng një dashni,
në acarin e një nate të ftohtë.

(Refren)
Kthehu, për gjurmët që bora s'i fshiu,
kthehu, për mallin që s'u shua kurr.
Kthehu, sa ende fryn ky dimër,
se ndoshta nesër s'jemi ma.

Kthehu,
sa ende flet ky dimër për ne.
Kthehu,
se zemra s'mundet me prit verë.
Kthehu,
të ndjej frymën tënde në borë,
edhe nëse dhemb -- le të dhemb si dje.
A të kujtohet dimri i parë?
Sytë e tu në dritën e zbehtë.
Tash bora bie mbi ne ngadalë,
e zemra flet -- për ty, për vjet.
Komente 0