TEKSTESHQIP
Fationndj Blinn - Mesnatë Pa Ty
Fationndj Blinn
Mesnatë Pa Ty


TEKSTI :: SONG LYRICS

Strofa 1
dhe në vjeshtë më zgjon kujtime,
Në çdo stinë më trazon,
Porsi verë e gotës sime,
Në mesnatë më shoqëron.

Strofa 2
Ç'faj ka nata? Që hesht gjithmonë,
Mos vallë ndjen edhe ajo dhimbje?
Nuk e di se ç'të mendoj,
Ti ke mbetur në mendjen time.

Refren x2
E ndonëse kokën kthej nga do,
Me kthehesh ti në çdo veshtrim,
Dhe unaza që më ka mbetur,
S'është më në gishtin tim.

Strofa 3
Them me vete, a s'mjaftoi?
Lot e fjalë të thëna plot,
Dhe pse kishin shumë kuptime,
Për ty mbeten vetëm fjalë bosh.

Strofa 4
Ke mbetur thjesht bardhë e zi,
Si një kujtim i një fëmije,
Si një letër e zhubrosur,
Ke mbetur ti vetëm një hije.

Refren x2
E ndonëse kokën kthej nga do,
Me kthehesh ti në çdo veshtrim,
Dhe unaza që më ka mbetur,
S'është më në gishtin tim.
Komente 0