>
BIOSHQIP
Biografia
Ajo është konsideruar si një nga konkurrentet më të forta të X-Factor Albania, dhe nuk është kishte sesi të ndodhte ndryshe sepse vjen nga një familje artistësh. Vajza nga Gjakova, Festina Mejdini, ka impresionuar të gjithë me zërin dhe me profesionalizmin që po tregon dita ditës në skenë. Në një intervistë për suplementin THASH&THEM, Festina rrëfen për eksperiencën e saj në X-Factor si dhe për marrëdhënien me mentoren e saj, Juliana Pasha. “Ne kemi një bashkëpunim të mrekullueshëm dhe gjithnjë biem dakort, për ndonjë pikë të radhës”, - thotë Festina. Konkurrentja shprehet se ndihet e kënaqur me suksesin që ka arritur deri tani, dhe kërkon ta mbajë me çdo kusht këtë arritje të sajën. Duke u ndalur te këngëtaret e saj të preferuara, ajo thotë se janë Jessie J, Amy Winehouse, etj. ishte një nga favoritet për të fituar në X Factor Albania. Por, ajo ishte larguar dy javë para finales së madhe, pas një gare të fortë në këtë spektakël, ku pati një paraqitje të jashtëzakonshme. Një muaj pas mbarimit të garës, Festina mendon se vlerësimi nuk ka qenë i drejtë.

"Mendoj se më është bërë e padrejtë me eliminim, pasi jam vlerësuar shumë gjatë gjithë kohës. Por mund të them se kjo ka qenë loja", ka thënë Festina në një intervistë për mediat në Kosovë. Mendoj se do të duhej të kishim qenë në finale, ose unë ose Liria.Edhe asaj i është bërë padrejtë, mëqe ka qenë më e mira në kategorinë e saj", ka shtuar Festina.

Sipas saj, X Factor do të duhej të ishte fituar nga Xhesika, pasi që ajo kishte zë, gjë që edhe do të duhej të vlerësohej më së shumti në X Factor. Mbahet mend si nje nder konkurrentet me zerin me te vecante ne "X Factor"-in e pare ne Shqiperi, kengetarja Festina Mejzini, e cila na dergon mbrapa ne kohe me nje foto speciale nga femijeria e saj.

Gjyshi i saj, z.Mazllom Mejzini, ishte nje nder kantautoret me te njohur shqiptar ne Kosove dhe me gjere, per muziken e zhanrit popullor, dhe eshte pikerisht ai qe ka pasur ndikimin me te madh ne ndertimin e Festines si nje kengetare te mirefillte qe eshte sot.

"Njeriu qe me beri mua te jem ketu ku jam!", ka komentuar nen kete foto kengetarja, duke perkujtuar gjyshin e saj te embel qe e mbante ate ne preher dhe qe shpesh e shoqeronte ate tek mjeku familjar sic tregojne njerezit e lagjes.

Nga Nëntori 2011 deri ne Prill 2012, Festina Mejzini merr pjesë në X Factor Albania 1 me këngët e mëposhtëme:
Më datë 15 Nëntor 2011 paraqitet me këngën "Valerie".
Më datë 14 Dhjetor 2011 paraqitet me këngën "You know i'm noo good".
Më datë 24 Janar 2012 paraqitet me këngën "Love is losing game".
Më datë 3 Mars 2012 paraqitet me këngën "Just the way you are".
Më datë 10 Mars 2012 paraqitet me këngën "She said".
Më datë 17 Mars 2012 paraqitet me këngën "Killing me soffly".
Më datë 24 Mars 2012 paraqitet me këngën "Stereo Heart".
Më datë 31 Mars 2012 paraqitet me këngën "I want to break free".
Më datë 7 Prill 2012 paraqitet me këngën "This love".
Më datë 14 Prill 2012 paraqitet me këngën "Zemren e lamë peng".
Më datë 21 Prill 2012 paraqitet me këngën "Could you be loved".
Më datë 28 Prill 2012 paraqitet me këngën "I need a dollar".

Në Maj 2013, Festina Mezini & KAS marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Ndjehem Mire". Mesojme, se kenga qe eshte realizuar ne gjuhen angleze, tashme po degjohet neper radiot norvegjeze, ndersa shume shpejt kengetarja do te shpalos per fansat edhe projektet tjera ne te cilat ka punuar atje..

Në Mars 2014, Festina Mejzini merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Eja Të Vejmë Kurorë".

Në Mars 2014, Festina Mejzini merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Kah Dera Të Erdha".

Më datë 18 Korrik 2014, Festina Mejzini publikon videoklipin "Festa". Muzika e këngës u punua nga Big Basta, teksti u shkrua nga Big Basta.

Në Shtator 2016, Festina Mejzini merr pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Si Dielli Hanen".

Në Dhjetor 2016, Festina Mejzini merr pjesë në Festivali i 55-të në RTSH me këngën "Atje Lart".

Në Dhjetor 2017, Grupi Na & Festina Mejzini marrin pjesë në Festivali i 56-të në RTSH me këngën "Tjetër Jetë".

Në Dhjetor 2020, Festina Mejzini merr pjesë në Festivali I 59-Të Në Rtsh me këngën "Kush Je Ti Dashuri?".

Më datë 11 Qershor 2022, Festina Mejzini publikon videoklipin "Te Amo".

Në Dhjetor 2023, Festina Mejzini merr pjesë në Festivali I 62-Të Në Rtsh me këngën "Melos".