TEKSTESHQIP
Fiton Syla - Më Fal Babë
Fiton Syla
Më Fal Babë

Tekstin, beat-in/instrumentalen dhe produksionin në studio e krijoi Edon Bajra. Materiali artistik i radhës është paraqitur i ilustruar bukur me videoklip muzikor, produksioni i të cilit u punua nga Endrit Smajli. Video premiera u transmetua me datë 10 Janar 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

~Më fal babë që të lash vetëm,
por faji nuk është i imi.

• O evlad rri edhe sonte,
derisa të zbardh agimi,
Për ty rrugë e gjatë evlad,
dhe i lehtë nuk është largimi,
Por kam frikë se nuk më gjen më,
kur të kthehesh nga mërgimi.

~ Nuk të harroj babë po të baj be.
E as hakësh s'muj me të dalë.
Çdo ditë po mendoj për ty
T'lutem babë ti a ma fal?
II
~ Ah mor babë zemrën ma theve,
gjithë këto fjalë që po i ndëgjoj.
S'di me t'lanë unë ty qysh mujta,
n'pleqni tane unë po shkoj

•Tash jam plakë e sun po pres ma,
edhe vitet shpejt po shkojnë,
kam frikë se dej herën tjetër
fëmija e tu mu do m'harrojnë

~Nuk të harroj babë po të baj be
e as hakesh s'muj me të dal,
çdo ditë po mendoj për ty,
t'lutem babë ti a ma falë?

~Fëmijëve do t'ju flas mor babë,
se kush je e kush je kanë,
në koftë djalë babë fëmija i parë,
emrin tënd kam me ja lanë

•Mirë evlad pra udha e mbarë,
do lutem mbrëmje e mëngjes,
e m'dhashtë Zoti ymër gjatë,
baba do t'ju pret apet,
e m'dhashtë Zoti ymër gjatë,
baba do t'ju pret apet

~ Më fal babë...

Kontribuan:
2ki

VIDEOKLIPE

Komente 0