>
LETERSISHQIP

Rrezëllime

I mbylla sytë dhe u ngjita
Tek një yll u venita

Yjnajës me të shëtita
Mblodha dritë më shumë se dita

Që nga lart ty të vështrova
Një tufë rreze t'i lëshova

Ti në gjumë buzëqeshe
Mu duk sa gjithë botën më deshe

Dhe vërtetë ashtu kujtova
Kur me një puthje të zgjova

Se kur preke buzën time
S'qite lotë, por rrezëllime