Tema: Poezi Për Shoqerinë

Det-Varr

Përse m'i hedh dallgët me tërbim,

Adriatik?

E di se plumb nё zemёr të ka rёnё trupi i vëllait tim.
Por mos e shfryj mllefin me mua.
Ne njerëzit e kemi zakon tu shkojmё te varri
të dashurve tanë.

Të lutem, Adriatik!
Bëj paqë me mua.
Mos m'i hidh mua dallgët.
Por merri mbrapsht.
Thithi në fundin tёnd.
Dërgoja tim vëllai
Si një kurorë me lule të bardha
prej meje.

- poezi nga Gëzim Kikija


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3