Tema: Poezi Për Shoqerinë

Akil I Dёshpёruar

Hektor!...
Hektor!...
Dil, Hektor!

Po tё pres nёn Diell tё ngrysur
Atje ku deshe tё ma vithisёsh emrin.

E urrej vdekjen,
Qё tё qiti prej duarve tё mia.

E tani,
As duart s’kanё ç’mё duhen.

Hektor!
Nёn çdo murё tё myshkur
Nё çdo portё tё mbyllur
Nёn Diell tё ngrysur
– trokas,
Jo si ngadhёnjimtar,
Por si lypёs i uritur:

Hektor! Dil, Hektor!

E ndёrsa njerёzit mё kalojnё anash plot shpёrfillje,
Unё u avitem nga pas,
E duke i zёnё pёr krahu,
i pyes me dёshpёrim:

O njeri!
A mos je ti Hektori?

- poezi nga Gëzim Kikija


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3