>
BIOSHQIP
Biografia
Genti Hajrullai – një i ri premtues në skenën shqiptare të rokut. Zëri i filtruar i Gentit plotëson çdo boshllëk që mund ta këtë një këngë, duke e bërë këtë të ri mjaft premtues në skenën e rokut shqiptar. Megjithëse është në moshë të re, Genti mbulohet nga idetë të pjekura, idetë progresive të një njeriu të pasur më literaturë roku. Ai ka jetuar në Gjermani dhe gjatë asaj kohe ka arritur të shijojë ajkën e muzikës evropiane dhe këtë frymë tenton ta sjell edhe në skenën tonë. Genti është prezantuar edhe në disa koncerte nëpër botë. Rasti më i mirë që i është dhënë ka qenë prezantimi unplugged në Kuwait në një Hard Rock klub, ku ka mahnitur publikun me improvizimet që bën në kitarë e tij, si dhe me zërin e tij karakteristik. Genti preferon këndimin “live” dhe këtë e ka dëshmuar edhe me paraqitje të shpeshta nëpër pub-et lokale, me grupin e tij Da Punk.

Në Maj 2007, Genti merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Te Dua Te Urrej".

Në Maj 2008, Genti merr pjesë në VFM 2008 me këngën "Buzet E Nje Engjulli", e edituar nga produksioni AWARD me tekst të Arlind Farizit, këngë e cila pritet së shpejti të editohet edhe në versionin anglisht. Është ky hapi i dytë në rrugën e gjatë premtuese të këtij të riu. Kënga ka një stil këndimi shumë specifik, një lloj i mëvetësishëm i këndimit rok; shpesh shoqërohet me britma “heavy”, të cilat këndës i japin një energji. Zëri i filtruar i Gentit plotëson çdo boshllëk që mund ta këtë një këngë, duke e bërë këtë të ri mjaft premtues në skenën e rokut shqiptar.