>
BIOSHQIP
Biografia
Deshira dhe pasioni i Gentjan Demas qe kur ishte shume i vogel, ishte qe te behej nje balerin shume i famshem. Por pamundesia per arsye subjektive, i ngeli nje enderr deri sa ai u be 16 vjeç. Aty ai u njoh me Kozeta Bakiun, ku filloi privatisht ne shkollen "Gjithcka kercim Kozeta Bakiu" ku per 6 muaj ushtroi ne ate profil qe Gentjani e kishte dashur aq shume. Aty ai filloj me me ansamblin Tirane ku ishte valltar sekondar per afro 5 vjet. E gjithe karriera e tij more nje profil tjeter. Sapo mori pjese ne nje event rinor artistik, u spikat si zeri me i mire mashkull nga e mjeshtrja e dirigjimit Suzana Turku. Ai aty mori edhe spunton ku vazhdoi te angazhohej ne artin e muzikes dhe te kenges. Gentjan Dema u be pjese e Kenges Magjike dhe te gjitha eventeve me kryesore ne rang kombetar, si Top Fest dhe Mikrofoni i Arte etj. Tani ai vazhdon i pavarur me klipe te veta dhe me shume sukses.

Në Nëntor 2006, Gentjan Dema merr pjesë në Kënga Magjike 2006 me këngën "Ti Je Larg".

Në Maj 2007, Gentjan Dema merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Per Nje Cast Te Vetem".

Në Nëntor 2008, Gentjan Dema merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Nje Dite Do Te Qash", në bashkëpunim me Roni.

Në Maj 2009, Gentjan Dema merr pjesë në Top Fest 6 me këngën "Vetem Ty", në bashkëpunim me Suo J & Lil Ami.

Më datë 17 Korrik 2013, Tani publikojnë videoklipin "Katile", në bashkëpunim me Gentjan Dema & Don Endry.

Në Maj 2014, Gentjan Dema merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Mos Më Moho".