>
LETERSISHQIP

O Popuj T'huaj!

Kësaj toke t'lirë
i thonë Shqipni or vlla,
Si për nder
e për para,
N'dash për trima
e njerëz t'kamur,
N'dash për t'mjerë
e tokë hamull.

Fjalën e mirë
gjithkush ta thotë,
Me të ftohtë
edhe të ngrohtë,
Si me dije
dhe pa dije,
Nën një pemë
i gjen në hije.

Në do ndihmë...
kërko dhe t'japin,
Fukarenjtë s'e
kursejnë cjapin,
Në do mësim
s'ke për t'gjet,
Shkolla këtu
s'bën bereqet.

-
Këtu gëzohet për pavarësi,
Popull t'lirë e puntorì,
Besë e thyer s'ka rëndësi,
Qaj sa t'duash me oi.
-

Pasuri ka
sa të doni,
Lekë për popull
mos kërkoni,
Se n'kët komb
njeriu s'ka vlerë,
Punon si n'kohët
kur s'kish gjuhë
por kish nder.

Doni miq...
plot gjeni,
Mish për top
sa të hajë qeni,
Doni halle...
plot do keni,
Shqipnin sot
n'mëshirë t'fatit e kemi.