
Gëzim Nika
Këngë Për Azem Galicën
Këngë Për Azem Galicën
Teksti :: Song Lyrics
Po e pyet Sharri Drenicen :
Ku e kem Azem Galicen?
Në çdo lis e në çdo gur,
S't'len me vdekë, Kosova kurrë!
Po thonë malet, s'e kem pa kund,
E kanë lshue në një shpellë pa fund,
Azem Bejten s'e zën shpella,
Bashkon burrat si herët tjera
Çka i kanë malet kto gjamë?
Tek janë çue heronjtë, të tanë,
Kanë lanë vorret, kanë marrë malin,
Thonë, Kosovën, kurrë s'e falim!
Moj krajli, ty t'plaçin sytë!
Çdo shqiptar lind vet i dytë,
Dhe kur vdes, ai vdes përgjysë,
Gjysma e dytë, Azem Galicë!
Nga çdo plagë që ne e marrim
Del një burrë që e tund malin,
Nëpër shekuj e lshon tiskën :
Prite, prite Azem Galicën!
Ku e kem Azem Galicen?
Në çdo lis e në çdo gur,
S't'len me vdekë, Kosova kurrë!
Po thonë malet, s'e kem pa kund,
E kanë lshue në një shpellë pa fund,
Azem Bejten s'e zën shpella,
Bashkon burrat si herët tjera
Çka i kanë malet kto gjamë?
Tek janë çue heronjtë, të tanë,
Kanë lanë vorret, kanë marrë malin,
Thonë, Kosovën, kurrë s'e falim!
Moj krajli, ty t'plaçin sytë!
Çdo shqiptar lind vet i dytë,
Dhe kur vdes, ai vdes përgjysë,
Gjysma e dytë, Azem Galicë!
Nga çdo plagë që ne e marrim
Del një burrë që e tund malin,
Nëpër shekuj e lshon tiskën :
Prite, prite Azem Galicën!
- Publikimi: 30/11/1988
- Ora: 12:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- I kushtohet:
Azem Galica
Komente 1