>
BIOSHQIP
Biografia
Gjon Neçaj lindi me 17.06.1951 ne fshatin Peraj te krahines se Nikaj-Merturit, Tropoje. Ka mbaruar studimet per finance ne Tirane. Me krijimtari letrare eshte marre qe heret, duke botuar ne shtypin letrar te kohes poezi, proze e publicistike. Ka fituar disa cmime letrare. Bashkepunon me disa te perditshme ne Tirane, duke botuar here pas here shkrime kulturore. Bashkepunon edhe me shtypin kosovar.

Deri me tash ka botuar:

Ne hijen e mrizave - poezi, Tirane, 1994
Ne foleze te kenges - poezi per femije, Tirane, 2003
Hijet e shpirtit - novele, Tirane, 2005
Ju qe me shihni cdo dite - poezi, Tirane, 2006
Pezull-haiku, Elbasan, 2007
Tropoja - vendlindja ime - tekst mesimor, bashkeautor, Tirane, 2008
Hena pikon mbi Alpet e mia - poezi, Tirane, 2008
Eshte anetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve te Shqiperise, nenkryetar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe Artisteve, dega Tropoje, anetar i Haik-Klubit Shqiptar, anetar i Lidhjes se Poeteve Bashkekohore (W.P.S.).
Poeti, shkrimtari dhe publicisti Gjon Neçaj, jeton dhe punon ne Bajram Curri, Tropoje.