TEKSTESHQIP
Gjovalin Nikolli - Sofra Shqiptare
Gjovalin Nikolli
Sofra Shqiptare

Dilemës klip po, apo klip jo, i është dhënë një përgjigje, pasi ky produkt muzikor lansohet para një audience më të gjerë i ilustruar në sferën vizuale edhe me një videoklip, i cili u publikua me datë 19 Janar 2017.
Teksti :: Song Lyrics
N'qof' se don mikun me prit
Merre sofrën në Mirditë
Kur t'fillosh shnetin e par'
Rakin' merre në Skrapar

Kur ta çosh dytin noj shnet
Ni got' ver' merre n'Kallmet
Siç merr bleta mjalt n'çdo vend
Djath' e t'lyn merri n'Kelmend

Ref.:
S'i merr kanga bjeshkt e mia
Bukurit' që ka Shqipnia
Na i ka bota zili
Sofra e shtrume shpi për shpi

Mish me shije ke n'Tragjas
Pit e flija merri n'Has
Nisu n'Shkodër turru vrap
N'furr e gjen taven me krap

Kur të nisesh drejt Kurbinit
Kalo bregut të Shëngjinit
Aty gjen meze në mret
Zgarë plot njala peshku i detit

Ref.:
S'i merr kanga bjeshkt e mia
Bukurit' që ka Shqipnia
Na i ka bota zili
Sofra e shtrume shpi për shpi

Mos e le hiç për ma vonë
Ujt me e pi merre n'Valbonë
N'qof se don jetën me e zgjat
Nalu n'Pukë e buj naj nat'

N'qof se don me u ba ma i ri
Kalo n'Lur e n'Peshkopi
N'Kukës me prit e kan' tradit'
N'Burrel nalu për mesdit'

Ref.:
S'i merr kanga bjeshkt e mia
Bukurit' që ka Shqipnia
Na i ka bota zili
Sofra e shtrume shpi për shpi

Dil me pa kur t'çelin gjethi
Shpin' për shpin' rrin Boga e Thethi
Ni ksul t'bardh e mbajn' mbi kry
N'shekuj bora kurr' s'a shkri

Hajde pra shnetin ma gzofsh
Me kajmak e moz Vermosh
Trung sherbel me lule blini
Çaj me mjalt prej Dukagjini

Ref.:
S'i merr kanga bjeshkt e mia
Bukurit' që ka Shqipnia
Na i ka bota zili
Sofra e shtrume shpi për shpi

DËRGOI:
Komente 0