TEKSTESHQIP
Golden G - Mos Prekni Shpirtin (Stop Fake News)
Golden G
Mos Prekni Shpirtin (Stop Fake News)

Komponues i muzikës dhe autor i fjalëve të tekstit është vetë këngëtari.
 Ky projekt muzikor nuk është thjesht një këngë -- është një thirrje, një kujtesë dhe një reflektim i thellë mbi realitetin e sotëm, ku lajmet e rreme, keqinformimi dhe manipulimi emocional po bëhen normë. Në një botë ku klikimet vlejnë më shumë se e vërteta, ky projekt është një kujtesë se sa e rëndësishme është të ruajmë humanitetin tonë. Është e rëndësishme ta them qartë: nuk flas për të gjithë mediat, as për të gjithë gazetarët. Ka shumë prej tyre që punojnë me dinjitet, profesionalizëm dhe respekt për të vërtetën -- dhe puna e tyre është e paçmuar. Por sot shohim edhe pjesën tjetër të medaljes: disa kanale dhe individë që shpërndajnë dhimbje për klikime, që kërkojnë sensacion në vend të faktit, që ngrenë akuza mbi fjalë të paqarta dhe ndërtojnë histori të rreme vetëm që një video të duket "ekskluzive". Ky nuk është informacion -- kjo është manipulim, dhe dëmton shpirtrat e njerëzve të gjallë shumë më tepër sesa mendohet. E njëjta gjë ndodh edhe me muzikën e krijuar nga inteligjenca artificiale "në emër të të ndjerëve". Këngë të pashpirta, të paautorizuara, që shiten si "kënga e fundit" e tyre vetëm që të gjenerojnë kapital. Kjo nuk nderon askënd, dhe nuk pasqyron artin, shpirtin dhe jetën e atyre që nuk janë më. Ky projekt nuk është kundër askujt personalisht. Ky është një apel njerëzor, një thirrje për reflektim për të gjithë ata që ende jetojnë. Shpati -- pavarësisht dhimbjes, zhgënjimit dhe padrejtësive që ka përjetuar -- e ruajti shpirtin e tij të pastër deri në fund. Ai e kreu udhëtimin e tij me dinjitet, me buzëqeshje dhe me dritë. Por ne të gjallët -- rrugën e kemi ende përpara. Kjo thirrje është për ata që krijojnë lajme të rreme. Për ata që i konsumojnë ato pa menduar. Për ata që përfitojnë nga dhimbja e të tjerëve. Për ata që kanë harruar çfarë do të thotë të jesh njeri. Dhe po, është edhe një thirrje për të mos harruar se ekzistojnë ende media të ndershme -- ato që meritojnë respekt, jo të ngatërrohen me kanalet që ndërtojnë karrierë mbi fatkeqësi. Sepse sa herë që zgjedhim sensacionin në vend të së vërtetës, humbim një pjesë të vetes. Sa herë që heshtim para padrejtësisë, e ushqejmë atë. Sa herë që lejojmë manipulimin të na formësojë mendimin, largohemi nga vetja. Në fund të jetës, Zoti nuk peshon klikimet, shikimet apo marrëzinë e mediave. Zoti peshon zemrën. Peshon veprat. Peshon të vërtetën brenda nesh. Ky projekt nuk është drejtuar posaçërisht për Shpat Kasapin, por mënyra si u shpërndanë lajmet e rreme rreth tij ishte pika që më preku thellë dhe më shtyu të mos hesht më. Fenomeni është më i gjerë, më i dhimbshëm dhe prek shumë njerëz -- dhe mesazhi i kësaj kënge u drejtohet të gjallëve, mënyrës si ne zgjedhim të veprojmë, të reagojmë dhe të mbrojmë vlerat tona njerëzore.

Teksti :: Song Lyrics

Nuk po mund me pa më çka po flitet për ty.
Të gjitha njerëz që s'të kanë njohur kur po shtinë fjalë në verë po shpikin histori mbi një jetë që s'kanë jetuar bashkë me ty.
Klikim me mbi dhimbje reklama mbi emrin tënd.
Sa lehtë e kanë mehit të vërtetën për pak se më shumë.
Unë i shoh dit ujt,
i shoh faqet,
i shoh ato fytyra të ftohta që nuk john lotetët e tu qes e tua,
energjinë tënde të pastër.
Familja jote po mban mbarë që duhet me qenë zero.
Po duron fjalë të hua që preki në shpirt.
E ti nuk je këtu i ndarë.
E kjo dhimbje e bën botën me hundje dhe më e padrejtë.
Ku ishit kur ai ishte gjallë?
Ku ishit kur ai qëhte me botën?
Thash folni lirë se ai s'mund të mbrohet,
por fjala e vërtetë s'ka nevojë për zë të lartë.
Mos prekni shpirtin e atyre që s'flasin më,
se secili prej nesh nesër mund të jetë në vendin.
E ti ju që shkoni pa mëshirë,
pa zemër,
pa tu,
mendoni njëherë çka mbetet.
Prej jush kur është bota shpati ishte dritë.
Ju mos ja fikni emrin.
E vërtet aron më gjatë se çdo lajmi i re.
Po ju dëgjoj tashti flisni sikur e keni njoh,
sikur keni qenë pranë tij në çdo hap,
në çdo ditë,
në çdo betejë.
Ju që s'dinit asgjë për shpirtin e tij të butë,
ta shben sikur mbani mend se si ai e çonte dritën në çdo dhombë ku hynte.
Ju them me zemër.
Ai ka qenë mik që s'e tradoj kur askënd.
Ka qesh me lotët edhe për mos me i mërzit të tjerët.
Ka dhje fjalë muzikë pa kërkuar asgjë mbrap se ju sot e shndërroni atmirësi në drekë në tituj bosh që prekin njerëz që ende po luftojmë me dhimbjen.
Ku është ndërgjegja e një njeriu që ka shpirt?
A e kuptoni sa po shoh një fjalë kur godet një familje që po mundon me marrë frymë?
Ndoshta e keni harruar që të gjithë kemi një fund.
E fundi nuk ju pyet për famë,
ju pyet për humanitet.
Edhe unë jam lodh prej këtij zhurme pa shpirt,
prej këtyre fjalëve që plagosin të gjallat.
Mos harroni secili prej nesh nga familje,
ka shpirt,
ka fund.
Mos prekni shpirtin e atyre që s'flasin më,
se Zoti is she zemrat,
jo faqet që mbushni me rrena.
Ju që shkruani pa ndjerrë,
pa menduaru,
pa ndalu,
dita ju vjen edhe juve e jeta ju byet.
Çka ke lënë pas?
Lada dashuri la drita kuj shëroj.
Mos lini du mos lini erësirë mos lini gjurm të zezë.
E vërteta ecë.
Ju mos mbyllni derën shpirti.
* Ky tekst mund të përmbajë gabime, ndaj kërkojmë ndihmën tuaj për të korrigjuar ato fjalë që nuk janë kuptuar mirë nga teknologjia e përdorur.
Komente 0