Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Goldi Halili
  • Mosha:
  • 25 Vjeç
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  67

Goldi Halili është këngëtare e njohur. Goldi Halili është fituese e çmimit Little miss world 2006, bukuroshe e vogël shqiptare nga Shqipëria. Goldi pasi që ka korrur fitore në garat e zhvilluara në Shqipëri ajo në vitin 2006 në manifestimin e bukura e botës së fëmijëve të mbajtur në Turqi ka fituar kurorën e bukuroshes së botës. Bukuroshja Goldi luan në piano, fletë disa gjuhë të huaja si anglisht, frëngjisht.

Në Dhjetor 2009, Goldi Halili merr pjesë në Festivali i 48-të në RTSH me këngën "Tirana Broadway". Goldi u pozicionua ne vendin e 14 nga 20 kengetare me 64 pike me kengen "Tirana Brodway", te cilen ne naten e dueteve e kendoi me Aleksander Gjokën.

Në Nëntor 2010, Goldi Halili merr pjesë në Kënga Magjike 2010 me këngën "Emrin Tim Do Ta Bej Vete", ku u vleresua me 31 pikë nga vete artistet e ketij festivali duke zene vendin e 46.

Në Dhjetor 2010, Goldi Halili merr pjesë në Festivali i 49-të në RTSH me këngën "Ne Krahet E Tua".

Më datë 6 Nëntor 2011, Goldi publikon videoklipin "Find Me".

Në Dhjetor 2011, Goldi Halili merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Rroj Për Dashurinë", ku performoi live ne naten e 2-të.

Në Maj 2013, Goldi Halili merr pjesë në Top Fest 10 me këngën "Me Duaj Pergjithmone".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  Annonim  

Komente

Asnjë Koment



Komente mbi këtë artist


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet