TEKSTESHQIP

Gramos Aliu
Vetem Nje Puthje
Lyrics

1. Ah sa dua pranë t'më afrohesh
Fluturimthi të vish tek unë
në krahët e mi sikur të zgjohesh,
në krahët e tu të zgjohem unë..

2. Ende të kërkoj në çdo ëndërr
Zemra ime vuan veç për ty,
Dua ta shijoj buzën e ëmbël dhe aq të bukur?!
Dua ti takoj ata sy...

Ref. Vetëm një puthje e dua prej teje,
veç një shikim, dhe asgjë më shumë
se ndoshta nesër do jesh larg prej meje,
e ndoshta nesër larg, do t'jem dhe unë...

3. Eja zemër unë të kam shumë xhan,
zgjuar netët për ty i kaloj,
ta ndjej aromën në çdo anë,
dhe hapat e tu i dëgjoj...

4. Ende të kërkoj në çdo ëndërr,
zemra ime vuan veç për ty,
Ku ka humbur buza jote e ëmbël, dhe aq e bukur?!
Dua ti takoj ata sy...

Ref...