Pasi ka përfunduar ushtrinë në shtetin zviceran, këngëtari i talentuar Granit Ahmeti i është rikthyer shumë fort angazhimeve muzikore, duke qenë njëri prej artistëve më të kërkuar sidomos në diasporë. Ne mësojmë se kënëgatari, një prej djemve më të bukur të estradës shqiptare tashmë këndon vetëm ‘live’ nëpër mbrëmje të shumta muzikore. Ai ka qenë i ftuar në një organizim të madh të festivalit ‘Celësi Muzikor 2013’ mbajtur në Rinora 4 në Zvicër, ku shumë fansa kryesisht femra kishin ardhur për të kënduar dhe vallëzuar me zërin e ëmbël të këngëtarit me origjinë nga Gjilani. Graniti nuk harron kurrë që të falenderoj për karrierën e tij Zotin dhe familjen që janë pranë tij, por edhe menaxherin e tij më të suksesshëm të diasporës Arsim Salihaj, ndërsa tashmë ka gjetur edhe një kombinim të mirë dhe harmonik me muzikantin e tij (Sintashin) të talentuar Florin Hasanaj.