>
LETERSISHQIP

Atdhe, I Dashur Atdhe

Dëgjoj këte fjalë,
E zemra fillon shpejtë të më rrahë
Çu bë, ç’ndodhi,
Ç’është ky emocion vallë?

Një lot nga syri më pikon
Një gëzim nga brenda më triumfon
Ç’është kjo ndjenjë që po më kaplon?
Është ndjenjë lirie më thonë

Shikoj përreth, shikoj bukuritë
Çdo kënd i atdheut tim, më mbush me dashuri.
Ti o vend, o rreze dritë
Njeriun e mbush plot gjallëri.

Mbi këtë tokë që u mball me trupa,
E në pranverë qelë luleborë,
Mbi këtë dhe të shtruar me plumba
Lavdi atyre që ranë dëshmorë.

Mbrojtën vendin pa u ndalë,
Trima të mëdhenjë anë e mbanë,
Sa bujar ky popull shqiptarë,
Shih ç’histori të bukur ka lanë.

E ti o vendi im,
Je vendi më i bukur në univers
E me gjithë paratë e botës në këmbim
Asnjëherë s’do të shes!

DËRGOI: